Duke komentuar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe mundësinë e shkuarje së Maqedonisë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, analisti politik Sasho Ordanoski ka thënë se të njëjtat do të mbahen për 6 deri 8 muaj, njofton Portalb.mk.
Orandoski gjithashtu ka thënë se opozita maqedonase me siguri ka materiale që do t’i publikojë për kryeministrin e Maqedonisë aktual, Zoran Zaev.
“Pamë që PSP-së nuk iu është dorëzuar materiali tërësor nga përgjimet. Presim që shumë shpejtë, atë në vjeshtë, dikush të tentojë të publikojë biseda komprometuese të qeverisë aktuale. Jam i sigurt se opozita ka mijëra biseda që do t’i vendos në funksion për diskreditim të kryeministrit Zaev, dhe të afërmve të tij”, tha Ordanoski.
Për mundësinë e shkuarjes së Maqedonisë në zgjedhje parlamentare, kryetari i Qendrës për Liri “Civil”, Xhabir Deralla ka thënë se është e paqartë për momentin.
Ai ka porositur se është e patjetërsueshme fillimisht të profesionalizohet Këshilli Shtetëror Zgjedhor, të pastrohet lista zgjedhore dhe të ndryshohet modeli zgjedhor, d.m.th Maqedonia të bëhet një njësi zgjedhore – që të kemi zgjedhje demokratike, fer dhe të lira.