Zgjedhje në afat sa më të shkurtër! Shehu: KSHZ nuk mund të organizojë zgjedhje legjitime për shkurt kohë (VIDEO)

Komsioni Shtetëror i zgjedhjeve për 22 ditë nuk mund të organizojë zgjedhje legjitime, tha mbrëmë në Click Plus, Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së. Shehu tha se KSHZ-së i duhet kohë që edhe njëherë t’i përfundojë proceset zgjedhore të mbetura në gjysmë në momentin kur u anuluan zgjedhjet.

“Vendimi dhe qëndrimi jonë ishte unik, të gjithë u pajtuam dhe të gjithë ishim të mendimit se lista zgjedhore duhet përsëri edhë njëherë të azhurnohet dhe gjithashtu i njëjti mendim u dërgua edhe te kryetari i shtetit dhe edhe në takim të njejtën ja përcjellën kryetarit të shtetit se në afat për 22 ditë KSHZ nuk mund t’i realizoje të gjitha proceset e mbetura zgjedhore që të kemi proces legjitim”, tha Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ –së.

Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa tha se është e rëndësishme që në afat sa më të shkurtër të kemi zgjedhje dhe te kemi qeveri normale. Ai shtoi se dje partitë nuk arritën konsensus për datë të zgjedhjeve sepse disa parti bëjnë kalkulime me pandeminë dhe situatën duke dashur që të shtyjnë datën e zgjedhjeve.

“Në si Lëvizje Besa kemi qëndrimin tonë që duhet formohen insititucione me mandat politik për shkak se momentalisht kemi një qeveri teknike e cila u zgjodh për të organizuar zgjedhjet e parakohshme dhe nuk ka mandat të plotë për të marrë vendime nga sfera ekonomike ose shëndetësore mirëpo të gjitha këto ishin me urdhëresa”, tha Kastriot Rexhepi, Lëvizja Besa.

Ndërsa analisti Albert Musliu tha se justifikimet e partive për mos mbajtje të zgjedhjeve ose shtyerjen e tyre nuk mbajnë sepse është dashur të reagojnë në momentin kur u parashikua me dekret ligjor se afati i zgjedhjeve rrjedh me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Politikanët tanë nëse nuk duan që prapë të hyjmë në ndonjë komplikim kushtetues atëherë do të duhet ta gjejnë mënyrën se si ato zgjedhje të mbahen. Është mirë që politikanët tanë të tregojnë vetëdijë me të ngritur që para partnerëve ndërkombëtar, veçanërisht atyre evropian t’ju tregojnë se ka kulturë politike te ne, ka kapacitet kompromisi dhe mund të bëhet konsensus për datën e zgjedhjeve“, tha analisti, Albert Musliu.

Liderët e partive politike dy herë radhazi ishin në takim tek i pari i shtetit Stevo Pendarovski për tu marrë vesh për një datë të zgjedhjeve por për të dyja herët përfunduan pa marrëveshje.