Zgjatet konkursi për regjistrues dhe instruktorë, mund të aplikohet online deri më 12 gusht


Enti Shtetëror për Statistika ka njoftuar sot se afati i konkursit për regjistrues dhe instruktorë zgjatet deri më 12 gusht. I njëjti duhet të përfundonte sot, por siç thonë nga Enti, për shkak të pushimeve verore, i njëjti vazhdohet edhe për një javë.

“Enti shtetëror për Statistika me qëllim që të sigurojë numër të mjaftueshëm të kandidatëve për regjistrues dhe instruktorë, prej të cilëve do të mund të bëhet përzgjedhja e më të mirëve, e vazhdon konkursin publik për paraqitje dhe i fton të gjithë të interesuarit të paraqiten në ueb-faqen popis2021.stat.gov.mk”, thuhet në njoftim.