Zëvendësoi kryepopin serb/ Infektohet me COVID kreu i përkohshëm i Kishës Ortodokse të Serbisë

Zëvendësuesi i Patriarkut Irinej në krye të Kishës Ortodokse të Serbisë është infektuar me Covid-19. Mediat serbe raportojnë se metropoliti i Dabro-Bosnjës Hrizostom Jeviç, i cili aktualisht kryeson Kishën Ortodokse Serbe, është shtruar në në spitalin Covid, pasi ka rezultuar pozitiv të testin e kryer.

“Shkëlqesia e Tij Metropoliti i Dabro-Bosnjës z. Chrysostom, kujdestari i fronit patriarkal, u pranua në Qendrën Spitalore Klinike “Dr Dragisa Misovic” në Beograd në mbrëmjen e 4 dhjetorit 2020, për shkak të rezultatit pozitiv të testit për virusin Covid-19,” tha Kisha Ortodokse serbe në një deklaratë.
Jeviç nuk është pasuesi zyrtar i Irinej, pasi po qëndron në detyrë vetëm si administrator i Kishës Ortodokse Serbe. Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej ndërroi jetë disa ditë më parë pasi humbi betejën me Covid-19.