Zëvendësministri krahason rrugët e papastruara mirë në Kosovë, me ato në Gjermani – “Edhe në Gjermani kanë qenë rrugët më keq sesa te ne”

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka folur për kritikat që i janë bërë për gjendjen e rrugëve këto ditë, pas reshjeve të shumta të borës.
Durmishi ka bërë një krahasim me Gjermaninë, duke thënë se edhe atje kanë qenë rrugët të papastruara më keq se tek ne.

“Këto janë bërë klishe, kjo çështja se na ka zënë në befasi bora në dimër. Më kanë ardhë shumë fotografi nga vendet tjera, edhe në Gjermani kanë qenë rrugët më keq sesa te ne. E di se jetojmë në kohën e një zhvillimi të hovshëm teknologjik, mirëpo në këtu në Kosovë nuk kemi arritur ende ta zbulojmë atë pajisje që e shkrin borën ende pa rënë në tokë. Duhet të presim me ra bora në tokë për me mund me e heq pastaj borën”, ka thënë Durmishi për t7.