Zëvendësministri Hasani: Vaksinat janë të sigurta, nuk ka dyshime

Zëvendës Ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani në emisionin Rruga Drejt është shprehur se duhet të vaksinohemi sa më shumë që mundemi. Rreth 20% e personave nuk paraqiten në punktet e vaksinimit jo për shkak që nuk dëshirojnë por për shkak të angazhimeve ose kur janë jashtë vendit.

“20% e personave nuk paraqiten në punktet e vaksinimit për shkak të largimit nga vendi. Kjo nuk ndodh vetëm tek ne. Këtë problem e kanë edhe vendet tjera. Ishim dëshmitarë që disa nga vendi ynë u vaksinuan edhe në shtetet fqinje.
E gjithë kjo për shkak të mos skadimit të afatit të vaksinave. Askush nuk i shtynë me forcë të vaksinohen qytetarët. Gjithashtu duhet cekur se ka nga ata persona që presin 4 muaj për vaksinim. Theksoj se askush nuk do të mbetet jashtë sistemit kush dëshiron të vaksinohet.”