Zëvëndëskryeministrja e Kosovës s’e ndjek luksin, ushqehet në zyre me drekë që kushton vetëm 2 euro!


Qeveria Kurti një nga premtimet e saj e ka patur edhe eliminimin e drekave dhe darka të shtrenja zyrtare. Këtë si duket më së miri po e zbaton zëvëndëskryeministrja, Emilija Redzepi.
Zëvëndëskryeministrja që vije nga komuniteti boshnjak në Kosovë është parë sot duke u ushqyer në zyre me një ushqim të lirë dhe komod.
Në një fotografi të postuar nga një asistente e saj, Redzepi shihet duke ngrënë sandwich dhe coca-cola, të porositur nga byfeja e Qeverisë.

Çmimi i drekës së zëvëndëskryeministres kap vlerën e vetëm 2 eurove.
Keqpërdorimet e buxhetit të Kosovës me drekat dhe darkat zyrtare kanë qenë fenomen i njohur ndër vite.
Për sandwichin e Redzepit një nga “fanatikët” mund të jetë ish-kryeministri Hoti, pasi që ishte bërë i njohur me këtë ushqim.
Dhe, lëvdatat nuk i mungonin dikur nga Driton Selmanaj!