Zëvendëskryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut uron kryeministrin e ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviç

Zëvendëskryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar kryeministrin e ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Ai duket shumë i lumtur për faktin që Abazoviç u zgjodh kryeministër i Malit të Zi, shkruan Pa Censurë.
Postimi i plotë i Grubit:

“Shumë i lumtur sot për Dritanin, por edhe për Malin e Zi që zgjodhi frymën euro-amerikane në këto kohëra të vështira dhe të paparashikueshme.
Kapitullin e bashkëpunimit miqësor me Malin e Zi nga sot do ta vazhdojmë me Dritan Abazoviçin si kryeministër të vendit mik, të cilit i shpreh sot urimet e mia të sinqerta dhe suksese, shëndet e mbarësi në misionin e ri.
Me Dritanin, mbetemi të përkushtuar që bashkërisht të vazhdojmë rrugën e zhvillimit dhe integrimit të vendeve tona në Bashkimin Europian” .