Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov nuk mund të vjen në shprehje nga Ministri shqiptar- kryediplomati i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani.
Këtë e ka vërtetuar vet Nikolla Dimitrov në intervistën e tij të fundit, ku është ankuar për mospërfillje nga Bujar Osmani.
“Hera e parë që po e them publikisht. Që të jemi më të mirë, duhet t’i hapim këto punë dhe të flasim publikisht. Ambasadat nuk janë as të Nikollës e as të Bujar Osmani, por janë përfaqësi të shtetit”, ka thënë Dimitrov, duke i komentuar dukshëm dallimet me Shefin e diplomacisë.
Kryediplomati Osmani nuk i është përgjigjur këtyre komenteve. Sipas asaj që është kumtuar ditëve të fundit, Ministri Osmani është në udhëtim zyrtar nëpër kryeqendrat evropiane ku po vë në tavolinën e shteteve anëtare të BE-së dosjen e evropiane të Maqedonisë së Veriut.