Zëvendës presidenti i SHBA-së, Mike Pence do të vaksinohet të premten publikisht me vaksinën kundër COVID-19.
Në një deklaratë me shkrim nga Zyra e zv/presidentit thuhet se Pence, bashkëshortja e tij Karen Pence dhe kreu i shëndetit publik të SHBA-së, dr. Jerome Adams do të vaksinohen me vaksinën kundër COVID-19 të premten në Shtëpinë e Bardhë.
Në lajmet e shtypit amerikan theksohet se prej një kohe të gjatë në Shtëpinë e Bardhë por flitej se çfarë mund të bëhej për t’i shpjeguar opinionit publik sigurinë e vaksinës dhe se në fund është gjetur një mënyrë e tillë.
Rikujtohet se zv.sekretari i Mbrojtjes, Chris Miller, u vaksinua me vaksinën kundër COVID-19 të Pfizer dhe BioNTech të cilat kanë filluar të shpërndahen në të gjithë vendin në fillim të kësaj jave.
Përderisa ende nuk ka ndonjë informacion se kur dhe si do të vaksinohet me vaksinën kundër COVID-19 presidenti Donald Trump, CNN ka shkruar se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Jeo Biden do të vaksinohet me vaksinën kundër virusit javën e ardhshme.