Zëvendës drejtori i spitalit në Kumanovë, pozitiv në Kovid-19

Zëvendës drejtori i spitalit në Kumanovë, Ylber Isufi, përmes publikimit në profilin e tij në Fejsbuk, informoi se është pozitiv në koronavirus.

Isufi thotë se ai dhe familja e tij ndjehen mirë.

“Pas disa simptomeve të koronavirusit, e bëra testin dhe para dy ditëve e mora rezultatin, i cili ishte pozitiv”, shkruan Isufi.

Ai, njëheri, u apelon qytetarëve të Kumanovës dhe komunës së Likovës, që të qëndrojnë në shtëpi, të mos tubohen në grupe, pasi, thotë ai, secili prej nesh është përgjegjës për pasojat.