Anëtari i kryesisë qëndrore të Partisë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi reagoi ndaj vendosjes së murit nga ana e kryetarit të Komunës së Shkupit, Petre Shilegov.
Ja statusi i tij në Facebook:
“ Muri që e ka vendosur Shilegovi në Çairçane nuk i mbulon faqet e “Kontratës së Mashtrimit”.
Ky djali që u bë kryetar i Komunës me urdhrin e Zaevit, duke thyer privatësinë e kundërkandidatëve dhe duke vjedhur e duke blerë vota nuk do të mund të fshihet edhe gjatë kohë nën projektet e të tjerëve.
Vitin tjetër janë zgjedhjet dhe ai duhet të përballet me mashtrimin e kontraktuar. Sepse nuk ka mashtrim më të madh se mashtrimi i vetvetes.
Qytetarët e Çairit duhet të durojnë edhe pak. Po i vjen fundi krimit, korrupsionit dhe mafisë urbane.”, shkruan Zeqirija Ibrahimi.