Arben Zeqiri nga Aleanca për Shqiptarët përmes një postimi në facebook i është përgjigjur zv/kryeministrit të parë Artan Grubit i cili tha se paralajmërimi i tij për një iniciativë franceze opozitës i dukej propagandë politike, ja ku jemi sot, Zeqiri e ka cilësuar si mjeshtër i gafave që përsëri bëri të qeshemi.
Postimi i plotë i Zeqirit:
Propagandisti Artan Grubi që me dhjetëra herë ka huqur në mënyrë skandaloze shumë paralajmërime dhe deklarata publike, qenka lavdëruar se e ka qëlluar paralajmërimin për propozimim francez në fund të vitit të kaluar.
I gjithë opinioni e di mirë se kur një shtet evropian merr kryesimin e BE-së, ka dhënë propozime dhe ka bërë tentime për debllokimin e procesit integrues. Ta paralajmërosh këtë është njëjtë sikur të paralajmërosh se çdo mëngjes lind dielli. Në vend që të lavdërohet me meritat e huaja, Grubi duhet të jap llogari përse partia e tij e ka vonuar kaq vite hapjen e bisedimeve, përmbushjen e standardeve, zbatimin e reformave, përse kanë rritur mosbesimin në gjyqësor dhe institucionet e tjera.
Në vend të shpifjeve, është mirë të tregojë pse ai, BDI-ja dhe shumica parlamentare deshën të mos kalojë në Kuvend propozimi frances, duke mos siguruar kuorum pa të cilin as në votim nuk do mund të viheshin konkluzionet e propozimit frances!?
Përveç kësaj, Grubi më së paku duhet të flet për saktësi në paralajmërime, kur gjithë opinioni është zbavitur me huqjet dhe gafat e tij, nga selfie me Nexhat Agollin, datat e një pas njëshme për hapjen e bisedimeve, herë në qershor e herë në dhjetor.
Meqë thotë se qenka mësuar ta qëllojë, le të tregojë kur do të hapet kufiri në Llojan?, përfundon Zeqiri.