LSDM-ja dëshiron zgjedhje të shpejta në të cilat do të marrin pjesë të gjithë akterët politikë, edhe VMRO-DPMNE-ja, që t’i fitojmë në zgjedhje, theksoi nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zeqiri në një emision në TV24.
Ai theksoi se LSDM-ja nuk ka hequr dorë nga pozicionet e saj, për mbajtjen e zgjedhjeve pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme, kur me respektimin e dekretit të qeverisë fillojnë të vijojnë 22 ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve.
“Ka komunikim mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së dhe shpresojmë se do të arrihet pajtueshmëri për datën e përbashkët për mbajtjen e zgjedhjeve”, tha Zeqiri.
Ai theksoi se VMRO-DPMNE-ja ikë nga zgjedhjet dhe gabimisht e interpreton dekretin e qeverisë me të cilin ishin ngrirë veprimet zgjedhore.
“Të kthehemi prapa, pas mosmarrjes së datës për fillimin e negociatave me BE-në, LSDM-ja propozoi zgjedhje në dhjetor, VMRO-DPMNE-ja dëshironte në prill, ne e pranuam këtë, pastaj erdh korona dhe zgjedhjet u ngrinë, propozuam që kuvendi të mblidhej përsëri, ju refuzuat, tani ne nuk kemi parlament dhe tani çka duhet të bëjmë… afati ekziston, të shkojmë në zgjedhje”, porositi Zeqiri.
Duhet t’i respektojmë ligjet dhe Dekretin me fuqi ligji, shtetit i nevojiten institucione funksionale, që të mund të ndërmarrin gjithçka që është e nevojshme, theksoi nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zeqiri.
LSDM – Qendra për Komunikime me Publikun