Muhamed Zeqiri, nënkryetar dhe deputet i LSDM-së në emisionin “Otvoreno” në TV 24 ka folur për Marshin e drejtësisë ku kanë marrë pjesë 15.000 qytetarë dhe ka shpjeguar se pse ishte organizuar.
“Jo vetëm ne si LSDM, por edhe qytetarët duan drejtësi. Por ajo pse nuk kemi drejtësi nuk është për fajin tonë. Integriteti i gjykatësve është në pyetje, prandaj edhe ekziston pakënaqësi e madhe. Ata janë joefikas në miratimin e vendimeve në udhëheqjen e lëndëve. Pse ishte i rëndësishëm ky Ligj për Prokurori publike? E para, pasi duhej të shpëtohen lëndët e PSP-së dhe hetimet që janë hapur. Tani lëndët janë të gjalla, edhe hetimet janë të gjalla dhe përfundimisht do të mund të veprohet. Hetimet që janë hapur kanë edhe prova materiale dhe prandaj në radhë janë organet e gjyqësisë”, ka thënë Zeqiri.
Ai ka bërë krahasimin me intensitetin e procesit “Reket” e cila ka seanca çdo javë dhe lëndët e PSP-së të cilat pas një viti e gjysmë nuk kanë pasur asnjë seancë.
“Duhet ta largojmë mjegullën ku dikush dëshiron të tregojë se të gjithë jemi të njëjtë. Nga ky pushtet nuk ka pasur asnjë presion ndaj gjykatësve. Neve udhëheqësisë së partisë na është thënë se nuk guxon asnjë funksionar i LSDM-së të paraqitet tek kushdo në gjykatë dhe të intervenojë. Ky është momenti kur duhet të tregojmë se nuk jemi të gjithë të njëjtë. Kishim para disa ditësh masa të posaçme hetimore për një të akuzuar në “Reket” dhe si ai ka pasur takim me vëllain e kryeministrit dhe një avokat. Por pushteti nuk ka intervenuar, MPB nuk ka intervenuar, ndërsa ministri nuk ka mundur t’i paralajmërojë njerëzit e afërt të kryeministrit? Por nuk e kemi bërë atë, as edhe duhet ta bëjmë. Kryeministri ka qenë ai i cili e ka lajmëruar rastin “Reket”. E dinim se televizioni i Bojan Jovanovskit ka pasur simpati ndaj politikave të LSDM-së, por nëse është fajtor, nëse ka gabuar para ligjit do të përgjigjet”, ka argumentuar Zeqiri. f.