Driton Zenku
E kam ndjekur fushatën zgjedhore nga dita e parë. Ka patur disa zhvillime që më kanë nga*cmuar por jam përmajtur nga komentimi shkaku i profesionit që kam. Këtë qëndrim kam dashur ta mbaj deri në fund të fushatës por këto ditë zhvillimet dolën nga kontrolli. Nuk mund të qëndroj indiferent ndaj përmbatjes së përgjimeve me protagonist ish Kryeministrin Zoran Zaev.
Përmbajtja e bisedave nuk më habiti pasi ka qenë i pritur perceptimi i tij ndaj shqiptarëve. Veçori do të ishte fakti që qasja e tij ndaj shqiptarëve u bë publike. Nga fillimi i karrierës së tij Zaev mbahet mend për qëndrime jokonsekuente. Zaev nuk kursen asgjë për të arritur qëllimet e veta, madje edhe bashkëudhëtarët e tij në politikë. E kuptuam çka mendon për ish liderin e tij, Branko Cërvenkovski. E kuptuam çka mendon për Revulucionin Laraman. E kuptuam se çka mendon për bashkëpartiakët e tij, siç ështe Shiligov apo kryetari i Kumanovës, Dimitrievski.
Kur Zaev u ndje ngushtë me rastin “Reket” hoqi dorë nga deputetja e vete, Remenski, sikure fshiu edhe Boki 13, Katica Janeva dhe të tjerë që ishin në rreth. Është naivitet të mendosh që Zaev do të kishte respekt për BDI pse jo edhe ASH që ia krijuan shumicën parlamentare dhe që ai u bë kryeministër i vendit. Me ASH dihet qasja që pati kur ia mori ministrinë e Shëndetësisë. Njejtë vepron edhe me BDI dhe njejtë do të vepron edhe me subjektet e tjera shqiptare në momente të caktuara, në qoftëse do të ketë rast.
Duke u nisur nga të gjitha këto dinakëri të Zaevit tani mund të themi që nga ai pritet gjithçka. Edhe të takohet dhe të bëjë marrëveshje me Mijallkov, pse jo, edhe me Gruevskin. Gjithçka e mundur nga ai. Por, hovi kësaj radhe duhet t’i ndalet nga elektorati shqiptar dhe jo nga partitë shqiptare.
Duhet që me një JO të madhe t’i tregohet që vota shqiptare nuk është mall që shitet apo blehet. Nëse ke ndonjë shqipfolës pas vetës për interesa individuale, kjo nuk do të thotë që të gjithë shqiptarët janë të njëjtë që të blihen me pare. Krenaria dhe fisnikria janë virtyt i shqiptarit.