Zënka mes kolegëve në punë, një i therrur

Mbrëmjen e djeshme ka eskaluar zënka mes dy kolegëve në Shkup. Në polici është raportuar se 28-vjeçari nga Shkupi është sulmuar me një mjet të mprehtë në vendin e punës, nga kolegu i tij.

“Me datë 21.04.2022 në ora 22.30 në Stacionin Policor Karposh S.B.(28) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 18:30, derisa ishte në punë në një kompani në zonën e Karposhit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë nga kolegu i tij A.Sh.”, thuhet në njoftimin e MPB-së.