Reperi Stresi ka pasur njohje shumë të ngushte me 2 prej viktimave të sotme në vrasjen e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, Brilant Martinajn dhe Diklen Vatën. Ai ka reaguar për ngjarjen mbrëmjen e sotme teksa ka publikuar në Instastory bisedën e fundit me Brilantin, ku ky i fundit i shpreh dashurinë, duke e konsideruar si vëlla.
“Zemra vëllait krejt botën ma përmbyse”, ka shkruar reperi përmbi mesazhet e mëposhtme në Whatsapp.