Zemaj ka një kërkesë për prindërit dhe nxënësit para fillimit të vitit shkollor


Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar nga prindërit dhe nxënësit që të kenë kujdes të shtuar me fillimin e vitit të ri shkollor. Zemaj përmes një postimi në Facebook tha se respektimi i rregullave ndaj COVID-19 do të ketë sukses si në vazhdimin e mësimit, ashtu edhe për shëndetin e nxënësve.

“COVID-19 tashmë është mes nesh, duhet të kemi kujdes, duke iu përmbajtur rekomandimeve, ne duhet të vazhdojmë̈ me sukses mësimin në shkolla, të fitojmë edhe betejën kundër virusit e gjithsesi edhe betejën për dije”, ka shkruar Zemaj.

Shkrimi i plotë: