Zemaj: Gjysmë milion maska do shpërndahen falas për qytetarët e Kosovës

Qeveria e Kosovës do të bëjë shpërndarjen e disa maskave falas për qytetarët e Kosovës nëpër komuna. Kjo u bë e ditur nga ana e Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.
“Sot në emër të Qeverisë, zv-kryeministri Besnik Tahiri do të jap lajmin se do të shpërndahet në të gjitha komunat e Kosovës një donacion i ardhur nga diaspora. Janë më shumë se gjysmë milioni maska që do të shpërndahen në duartë e qyyetarëve tanë” ka deklaruar Zemaj.

Ndërsa zëvëndeskryeministri i Qeverisë së Kosovës Besnik Tahiri njoftoi se nga Jordania kanë ardhur një numër i konsiderueshëm i maskave dhe mjeteve të tjera mbrojtëse.
“Kanë ardhë gjysmë milioni maska, gel dezinfektues e mantile” ka thënë Tahiri.