Zelensky: Rusisë t’i hiqet e drejta e vetos në Këshillin e Sigurimit në OKB


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po bën thirrje që Rusisë t’i hiqet e drejta e votës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke shtuar se veprimet kriminale të Rusisë në Ukrainë janë në prag të “gjenocidit”.

Rusia është një nga pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke i dhënë asaj të drejtë të fuqishme vetoje mbi çdo rezolutë “përmbajtësore” që shqyrtohet nga ky organ.

Të premten, Rusia përdori të drejtën e vetos për të bllokuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që dënon agresionin e Moskës dhe kërkon tërheqjen e saj nga Ukraina.

Këshilli, i cili u krijua pas Luftës së Dytë Botërore për të shmangur konfliktet e ardhshme dhe për të promovuar paqen, ka edhe katër anëtarë të tjerë të përhershëm: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Kinën.