Zelensky: Rusët po tentojnë të marrin kontrollin e termocentralit bërthamor të Çernobilit, tragjedia mund të përsëritet

BERLIN, GERMANY - JULY 12: Ukrainian President Volodymyr Zelensky and the German Chancellor (not pictured) give statements ahead of talks at the Chancellery on July 12, 2021 in Berlin , Germany. (Photo by Stefanie Loos-Pool/Getty Images)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është deklaruar pasi forcat ruse po përpiqen të marrin kontrollin e termocentralit bërthamor të Çernobilit.

“Forcat pushtuese ruse po përpiqen të kapin Çernobilin (centralin bërthamor). Mbrojtësit tanë po sakrifikojnë jetën e tyre që që tragjedia e vitit 1986 të mos përsëritet. Ky është deklarim i luftës kundër gjithë Evropës”, shkroi presidenti ukrainas, transmeton lajmi.net.

Ministria e Jashtme e Ukrainës i bëri jehonë paralajmërimit të Zelenskyt, teksa postoi në Twitter se një sulm rus në Ukrainë mund të shkaktojë një tjetër fatkeqësi ekologjike.

“Në vitin 1986, bota pa fatkeqësinë më të madhe teknologjike në Çernobil. Nëse Rusia vazhdon luftën, Çernobili do të ndodhë sërish në vitin 2022”, shkroi ministrja ukrainase.