Zelensky paralajmëroi botën: “Putin mund të përdorë ar*më bërthamore”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se “të gjitha vendet e botës” duhet të përgatiten për mundësinë që presidenti rus, Vladimir Putin të përdorë ar*më taktike bërthamore në lu*ftën kundër Ukrainës.
Në një intervistë për CNN-në, ai tha se Putini mund të shfrytëzojë ar*mët bërthamore ose kimike sepse për të jeta e ukrainasve nuk ka vlerë.

“Jo vetëm unë – e gjithë bota, të gjitha vendet duhet të shqetësohen”, tha ai. “Për ta, jetët e njerëzve nuk vlejnë asgjë. Dhe ky nuk është më një problem vetëm për Ukrainën, por për të gjithë botën”, tha ai.
Më herët në një fjalim natën drejtuar kombit, Zelensky tha se ukrainasit duhet të jenë krenarë që kanë mbijetuar 50 ditë nën sulmin rus.
Ai e quajti pushtimin rus absurd dhe vetëvrasës, “Kemi duruar 50 ditë, 50 ditë pushtimin rus, edhe pse pushtuesit na dhanë maksimumi pesë ditë”. Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.