Zelensky nënshkruan dekretin: Tërheq ushtarët ukrainas nga Kosova e vendet tjera për të luftuar kundër Rusisë


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar një dekret ku u bën thirrje forcave ushtarake që janë jashtë vendit me mision paqeruajtës të kthehen në Ukrainë për të luftuar agresionin rus.

Zëvendësshefi i Zyrës së Presidentit, Andriy Sibiga ka publikuar dekretin e nënshkruar nga Zelensky.

“Presidenti i Ukrainës, Zelensky, ka vendosur të thërrasë paqeruajtësit ukrainës me përvojë të lartë ushtarake nga të gjitha misionet në botë së bashku me pajisjet e tyre për të forcuar ushtrinë ukrainase tani kundër agresionit rus”, ka shkruar ai.

Ukraina ka 40 ushtarë me rol paqeruajtës në Kosovë në kuadër të KFOR-it.