Zelensky: “Mercenarët sirianë vijnë në një vend të huaj vetëm për të vr*arë”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se ushtria ruse që su*lmon vendin e tij ka trajtuar shumë keq madje edhe qytetarët që flasin rusisht. Në ditën e 16-të të su*lmeve të Rusisë, Zelensky u është drejtuar ukrainasve dhe duke bërë të ditur se prej 16 ditësh luftojnë për lirinë e tyre, ai tha se “Kjo periudhë është 4 herë më shumë se afati që armiku kishte parashikuar për pushtim”.

Zelensky deklaroi se rusët të cilët mendonin se ushtria e tyre e cila mendohej se ishte një nga ushtritë më të forta në botë do të mundnin ukrainasit dhe ata shpresonin se ushtria ruse do të pritej me lule në rrugët e Ukrainës.

“Është e pamundur të themi se kur do t’i çlirojmë territoret tona nga pushtimi. Por, mund të them se këtë do ta bëjmë. Sepse po bëjmë përpjekje për këtë, sepse që nga tani kemi arritur një pikë kthese strategjike. Po përparojmë drejt objektivit, fitores tonë”, tha Zelensky.

Pasi njoftoi se nga partnerët perëndimorë presin sanksione të reja kundër Rusisë, Zelensky tha: “Rusia duhet të paguajë çmimin e kësaj lufte të tmerrshme. Duhet ta paguajë çdo ditë. Dje liderët e BE-së zhvilluan një takim shumë të rëndësishëm. Ne e dimë se çfarë ka thënë secili lider. E dimë se kush ka folur qartë, se kush na ka mbështetur dhe se kush ka heshtur. Si e vlerësojmë ne vendimin e marrë? Shumë thjeshtë. Kemi nevojë për hapa më të fuqishëm. Kjo nuk është ajo që ne prisnim”.

Ndërsa në lidhje me “lu*ftëtarët” që Rusia ka planifikuar të sjellë nga Lindja e Mesme për të lu*ftuar kundër Ukrainës, Zelensky tha:
“Po lu*ftojmë me një armik që nuk i intereson vdekja e mijëra ushtarëve. Armiku i cili ka mbledhur ushtarë nga çdo vend i Rusisë për t’i hedhur në ferrin e luftës, tani ka paraqitur mendimin për të sjellë ushtarët mercenarë sirianë kundër popullit të Ukrainës. Po sjellin nga Siria hajdutët”.

“E keni parë se si ushtarët rusë janë sjellë me njerëzit tanë që flasin rusisht. Vepruan me raketa, me bomba dhe topa. Ndërsa tani ushtarët mercenarë sirianë të cilët nuk bëjnë dallime se cilën gjuhë flet, se çfarë kishe frekuenton dhe çfarë partie mbështet, vijnë në një vend të huaj vetëm për të vr*arë”, tha Zelensky./Anadolu Agency (AA)/