Zelensky kërkon më shumë ndihma ushtarake

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka përfunduar një video-telefonatë një orëshe me senatorët e Shteteve të Bashkuara, në të cilën ai bëri thirrje për më shumë mbështetje kundër pushtimit rus.
Të 50 senatorët amerikanë ishin të ftuar në video-thirrjen Zoom, ku gazetarët më pas zbuluan se Zelensky u kërkoi dorëzimin e më shumë aeroplanëve dhe dronëve.

James Lankford, senator republikan, më pas tha se presidenti ukrainas gjithashtu dëshiron që “bota të ndalojë së bleri produkte ruse (si nafta dhe gazi).
Presidenti ukrainas gjithashtu kërkojë më shumë ndihmë ushtarake sidomos në pajisjen me aeroplanë, raporton theguardian.

Sipas udhëheqësit të shumicës së Senatit, Chuck Schumer tha se “Këta aeroplanë janë shumë të nevojshëm. Dhe unë do të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar administratën për të lehtësuar transferimin e tyre”.
Udhëheqësit e Kongresit po punojnë për një paketë me vlerë rreth 10 miliardë dollarë ndihmë ekonomike dhe sigurie për Ukrainën, me ndihmësit që informojnë se aeroplanët luftarakë mund të dërgohen në konflikt nëpërmjet një vendi të tretë.

Chris Van Hollen, një demokrat, shkroi në Twitter se NATO duhet “të lehtësojë menjëherë transferimin e aeroplanëve lu*ftarakë nga Polonia, Rumania dhe Sllovakia në Ukrainë”.
Udhëheqësit perëndimorë deri më tani kanë kundërshtuar kërkesën e Zelenskyt për të krijuar një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë. Por senatorët shprehën mbështetje të fortë për vendin pas takimit.

“Unë dhe të tjerët riafirmuam mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën dhe diskutuam ndihmën shtesë që SHBA do t’u dërgojë partnerëve tanë në luftën e tyre për liri. Të gjithë sytë janë te Ukraina, pasi ajo qëndron në vijën e parë për mbrojtjen e demokracisë”, shkroi në Twitter Jeanne Shaheen, një demokrate, ndërsa Gary Peters, një tjetër demokrat, e quajti Zelenskyn “një frymëzim të vërtetë”.

Rick Scott, një republikan, bëri thirrje për masa më të forta kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, duke postuar në Twitter se SHBA duhet të ndërmarrë “Çdo veprim për të shkatërruar ekonomitë e tyre”.
Ndryshe, Rusia gjatë ditës së sotme ka vazhduar me bombardimin e disa qyteteve pavarësisht se kishte arritur marrëveshje për armëpushim pavarësisht evakuimit të civilëve.