Zelensky fton në takim Putinin: “Unë nuk kafshoj, nga çka frikësohesh?”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka dhënë një konferencë për shtyp në ditën e tetë të agresionit rus.
Presidenti ukrainas tha se bisedimet e drejtpërdrejta me presidentin rus, Vladimir Putin janë “e vetmja mënyrë për të ndaluar këtë luftë”.

“Unë nuk kafshoj, nga çfarë keni frikë?”, Zelensky iu drejtua Putinit, raporton skynews.
Ai tha se do të ishte e arsyeshme të kishte bisedime, duke shtuar se “Çdo fjalë është më e rëndësishme se të shtënat”.

“Ne nuk po su*lmojmë Rusinë dhe nuk planifikojmë ta su*lmojmë atë. Çfarë dëshironi nga ne? Lëreni tokën tonë”, tha ai.
“Uluni me mua. Vetëm, jo 30 metra larg si me presidentin francez [Emmanuel Macron]”, shtoi ai, duke iu referuar bisedimeve në tryezë të gjatë muajin e kaluar.

Theksojmë se delegacionet e të dyja shteteve aktualisht janë duke zhvilluar bisedime në një vend në kufi mes Ukrainës dhe Bjellorusisë.
Ndryshe, Putin gjatë një bisede telefonike me të parin e shtetit francez ka pohuar se do të vazhdojë luftën në Ukrainë dhe se më e keqja do të vjen në ditët në vijim.