Zelensky bën vetëm 2 orë gjumë në ditë/ ‘Streha sekrete e heroit të Ukrainës’

Që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë përpjekje të shumta për të ngritur moralin e popullit ukrainas duke mos braktisur vendin, ndërkohë nga ana tjetër përmes telekonferencave, është në kontakt të përditshëm me qeveritë e SHBA-së dhe BE-së, për të siguruar mbështetjen e tyre maksimale për Ukrainën.

Ish-aktori 44-vjeçar nuk u largua nga Kievi, edhe pse presidenti i SHBA-ve Joe Biden i ofroi ta ndihmonte të arratisej.

Janë bërë të paktën tre herë atentate ndaj presidentit ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus të vendit.

Si rrjedhojë, Volodymyr Zelensky e kalon pjesën më të madhe të kohës duke u fshehur në një strehë në Kiev, ndërsa, sipas informacioneve, ai fle vetëm dy orë në ditë dhe largohet nga streha çdo tre deri në katër ditë duke rrezikuar jetën e tij, pasi do që të shohë dhe të monitorojë vetë nga afër situatën e vendit.

Sa i përket familjes së presidentit ukrainas, gruaja e tij 44-vjeçare Olena Zelenska dhe dy fëmijët e tyre, 17-vjeçarja Oleksandra dhe 9-vjeçari Kirill, fshihen në një vend sekret në Ukrainë.

Së fundmi, Zonja e Parë e Ukrainës ka postuar në Instagram se bashkëshorti i saj nuk po largohet nga Ukraina , ajo do të qëndrojë ne të, ndërsa fëmijët refuzojnë të largohen nga vendi pa nënën e tyre.