Zelenskiy: “Sot është një e diel e bekuar, në vend të të falurit do të jetë Dita e Gjykimit”

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenskiy, i është drejtuar gjithë popullit të tij këtë të diel.
Ukraina po përballet tash e disa ditë me agresionin rus, por po qëndron përkundër numrave shumë më të vegjël.
Në këtë ditë që festohet si ditë e shenjtë tek populli katolik, ku pjesa më e madhe e popullsisë së Ukrainës i takon këtij religjioni, Zelenskiy ka thënë se populli i tij po përjeton vuajtje të pafund.

“Sot është një e diel e bekuar. Por ne nuk do të falim qindra e qindra viktima. Mijëra e mijëra vuajtje. Dhe Zoti nuk do të falë. Jo sot. Jo nesër. Kurrë. Dhe në vend të të falurit do të jetë Dita e Gjykimit”, ka thënë Zelenskiy.
Ndërsa lufta në Ukrainë po vazhdon në ditën e 11’të, raportet për humbjet e pajisjeve ushtarake ruse kanë vërshuar mediat.

Rusët dyshohet se kanë humbur një numër të madh tankesh, avionësh, helikopterësh dhe mjetesh të blinduara.
Ukraina raportohet t’i ketë shkaktuar humbe të mëdha pushtuesve, duke arritur të shkatërrojë 750 pajisje të avancuara ushtarake.108 tanke thuhet se janë shkatërruar derisa 50 kanë rënë në duart e Ukrainës.

Sipas mediave ukrainase, mbi 11 mijë ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës, me mbi 1 mijë vdekje në ditë
Vendet perëndimore i kanë ofruar pajisje ushtarake Ukrainës që kur Rusia nisi pushtimin më 24 shkurt, të cilat janë treguar efektive veçanërisht në rrëzimin e avionëve.
Ushtria ukrainase raportohet se ka rrëzuar 10 helikopterë rusë dhe 8 avionë në 11 ditë.