Zelanda e Re shtyn zgjedhjet për shkak të koronavirusit


Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka shtyrë zgjedhjet e përgjithshme për një muaj pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus. Procesi i votimit ishte planifikuar të zhvillohej më 19 shtator, mirëpo tani do të mbahet më 17 tetor.

Ardern ka thënë të hënën se data e re do t’iu lejojë partive “për të planifikuar fushatën mbi rrethanat e krijuara”. Më herët gjatë kësaj jave, ky vend është përballur me rritjen më të madhe të të in*fektuarve me koronavirus, andaj u është kthyer masave të iz*olimit. Si pasojë e një sh*përthimi në Auklland javën e kaluar, aktualisht në Zelandën e Re është raportuar për 58 raste aktive me këtë virus.