Zelanda e Re lejon organizimin e dasmave, Vesa Luma sjell pamje nga një dasmë shqiptare atje

Vesa Luma mori pjesë në një dasmë shqiptare në Zelandë të Re.
Qeveria e Kosovës prej ditës së mërkurë ka kthyer masat rigoroze, duke ndaluar qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:00 deri më 05:00 si dhe është mbyllur gastronimia.

Po ashtu është ndaluar edhe organizimi i dasmave, pasi ishin lejuar të mbahen me 10 persona.
Por, në disa vende ato po lejohen, rast konkret është Zelanda e Re, ku këngëtarja Vesa Luma solli pamje nga një dasmë atje.
Në rrjete sociale, Vesa ka ndarë disa video, ku tregoi atmosferën që ishte në një dasmë shqiptare në Zelandë.

Bashkë me Vesën, në këtë dasmë ishte edhe bashkëshorti i saj, Big Basta.
Që prej fillimit të pandemisë, Zelanda e Re është shembull i mirë i menaxhimit të pandemisë, ndaj edhe rastet kanë qenë më të ulëta.