ZEKOLLI: Vota e partive politike shqiptare për LSDM-në, votë për shpëtimin e kr*iminelëve

Analisti politik dhe ish ambasador i Maqedonisë së Veriut në Bruksel, Arsim Zekolli përsëri përmes një shkrimi në twitter ka thu*mbuar kreun e social demokratëve Zoran Zaev.

Sipas Zekollit, LSDM e udhëhequr nga Zaev po punon për shpëtimin e kr*iminelëve të dalë nga VMRO-DPMNE-ja dhe atyre të partisë së tij dhe me këtë rast ai porositë partitë politike shqiptare që mos ta përkrahin me votë në kuvend.