Bashkimi Demokratik për Integrim dhe VMRO-DPMNE-ja e kanë vërshuar sot Parlamentin me mijëra amendamente kundër propozimit të LSDM-së që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore.
Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zeqiri, njëherit deputet i kësaj partie, gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, vlerësoi se bëhet fjalë për hap të koordinuar të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, respektivisht vazhdim i veprimit të koordinuar mes këtyre dy partive, që sipas tij po zgjat tani një kohë më të gjatë. Ai tha se partia e Ahmetit dhe Mickovskit janë të frikësuara nga ndryshimi i modelit actual zgjedhor prandaj kanë vendosur që përmes amendamenteve ta bllokojnë punën e Kuvendit, duke propozuar në të njejtën ditë mijëra amendamente.
https://www.facebook.com/lajmtvonline/videos/2459892784330313/