Zekiri: Talat Xhaferi pi shumë bira e harron nga momenti në moment çka flet

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi i ftuar në “Programin 200” në Alsat, insiston edhe një herë se, siç ka bërë dy ditët e fundit, se ka respektuar rregulloren dhe se nuk ka bërë asnjë shkelje të procedurës, por ka respektuar atë dhe procedura nuk e ka lejuar ta hedh në votim heqjen e imunitetit të deputetit të VMRO-DPMNE-së Trajko Veljanovski.

Unë zbatova procedurën e shkruar në rregullore dhe baza e rregullores e përshkruan qartë që unë duhet të thërras seancën. Unë kam bërë punën time, kush ka bërë gabim në seancë le të mbajë përgjegjësi, ku është lëshimi dhe kush ka gabuar në procedurë, lexojeni procedurën- ka thënë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Pas këtyre deklaratave, ka reaguar sërish deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri duke thënë se Talati pi shumë birra dhe harron çka flet.

“E ndegjon veten çka flet Talat Xhaferi?!!!
“Nuk kam lend per votim”, ndersa ne seance “Јас деловнички треба да преминам на гласање во моментов”…
Si dikut ka pire ??? shume e harron nga momenti ne moment cka flet… cccc
TURP“, shkruan Muhamed Zekiri nënkryetar i LSDM-së, duke ia bashkangjitur një video të Xhaferit.