Zekiri shpall konkurs për rinovim të zyrës

Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zekiri do të zgjerojë dhe rinovojë kabinetin e tij. Dje Sekretariati i Përgjithshëm shpalli konkurs për rinovimin e një pjesë të hapësirave në Qeverinë e Maqedonisë dhe blerjen e mobiljeve.

Në dokumentacion thuhet se bëhet fjalë për formim të hapësirës së kabinetit të sekretarit të Përgjithsëm të Qeverisë.
“Për formimin e hapësirës së punës në kabinet, për të pasur më shumë hapësirë dhe funksion më të adh është propozuar që të ngjitja e një pjese të hodnikut me pjesën e kabinetit. Kabineti ndodhet në katin e dytë. Rikonstruktimi i propozuar nuk ndikon te konstrukti i objektit dhe nuk prish sistemin ekzistues konstrukitv të ndërtimit”, thuhet në dokumentacionin teknik e publikuar në Byronë për Furnizime Publike.

Zekiri për “SDK” thotë se kur është emëruar në këtë pozitë nuk i është dhënë zyra që e ka përdorur ish-sekretari i Përgjithshëm, Dragi Rashkovski për shkak se e ka marrë zëvendëskryeministri Grubi dhe atij është i është dhënë zyrë më e vogël.