Zekiri: Ky është deputeti i VMRO që i bënte presion kolegëve të BDI-së për të mos votuar Ligjin për Prokurorinë

Nënkryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Muhamed Zekiri tha se meritor për sjelljen e ligjit për PP, janë 80 deputetët që votuan pro këtij ligji. Sipas tij, me këtë veprim, 80 deputetët kanë mbajtur gjallë lëndët e ish Prokurorisë Speciale.

Zekiri tha se deputeti i opozitares VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski ka bërë presion tek deputetët e BDI-së që të mos e votojnë ligjin.

“Ilija Dimovski ka vrapuar tek secili deputet tek i cili mendonte se mund të ndikojë dhe bënte presion për të mos votuar. Atë nuk e bënte vetëm tek deputetët e përjashtuar nga VMRO-ja por edhe tek deputetët e BDI-së. Me kalimin e ditëve presioni rritej në drejtim të atyre deputetëve, port ë gjithë ishin të vetëdijshëm se çfarë duhet bërë dhe nuk ranë pre e presioneve të bëra”, tha Zeqiri.