Zekiri dorëzoi zyrtarisht kërkesë të kontrollohen bisedat telefonike të kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamet Zekiri, sot ka dorëzuar zyrtarisht në Prokurorinë e Shkupit kërkesë për kontrollimin e bisedave të kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi, shkruan Fakte. Ai ka thënë se këtë kërkesë e ka bërë për t’u vërtetuar keqpërdorime eventuale nga ana e Sulejman Rexhepit.

“Sot dorezova ne Prokurorin Speciale kerkese qe te kontrollohen bisedat telefonike te kryetarit te Bashkesise Islame Sulejman Rexhepi ne baze e cilave mund te vertetohen ose jo dyshimet per keqperdorimin e detyres.“- ka shkruar veç tjerash në profilin e tij nënkryetari i LSDM-së, Zekiri.