Zekiri demanton: Shpifje janë informacionet se unë nuk do të votoj qeverinë e re!

Deputeti i Lidhjes Social Demokrate Muhamed Zekiri nuk ka pranuar të komentojë shkrimet të cilat u publikuan dje në rrjetet sociale kinse nuk do ta votojë qeverinë LSDM-BDI.

I kontaktuar nga News33 Zekiri tha se shkrimet e publikuara janë shpifje dhe thotë se nuk ja vlenë që të komentohen portale që janë pa adresë.

Kujtojmë në shkrimin e publikuar thuhej se përveç Zekirit edhe deputeti Lëvizjes Besa Fadil Zendeli është kundër të njejtës.