Zekerija Idrizi: “ ZOTIT DO T’I LUTEM VETËM SHQIP”

ZOTIT DO T’I LUTEM VETËM SHQIP

Kam qenë për vizitë në shumë kisha e manastire shqiptare katolike e ortodokse, gjitha lutjet e ritualet bëheshin në gjuhë shqipe. Kam vizituar edhe shumë kisha gjermane e zvicerane (katolike dhe evangjeliste), gjitha lutjet bëheshin në gjuhë gjermane. Kam qenë në disa sinagoga, hebrenjtë lutjet i bënin në gjuhë hebreje. Vetëm në xhamitë tona lutjet bëhen në gjuhë arabe. Njashtu edhe nëpër shtëpi në 5 lutjet ditore. Edhe ftesa për lutje (ezani), bëhet ekskluzivisht në gjuhë arabe.
Do të shkoj të vdes nga kjo botë e këtë kurrë nuk kam për ta kuptuar. Nuk di pse në lutjet e mia më intime duhet t’i drejtohem Zotit në një gjuhë që nuk e kuptoj…
Për më keq, shih ironinë, edhe lutjet te varrezat, në raste varrimesh bëhen në gjuhë arabe … Nga predikimet e hoxhallarëve kuptojmë që edhe në xhennet në amshim do të flitet arabisht (!!!?)…
Kjo është absurd, madje edhe tragji-komike!
Definitivisht Zotit do t’i drejtohem vetëm SHQIP dhe SHQIPTARISHT, sepse në këtë gjuhë të bukur e të ëmbël më krijoi 😊 …
ZOTI E BEKOFTË SHQIPTARINË!

Zekerija Idrizi