Zeka nuk mbështet bashkimin kombëtar: Unë luf*toj që shqiptarët të jenë sa më të përçarë, pasi më të fuqishëm jemi

I pyetur në lidhje me deklaratën e Haradinajt për bashkimin kombëtar, e cila ngjalli debate mediatike dhe provokoi reagime nga Serbia, si dhe nga ambasadori amerikan në Kosovë, Milaim Zeka tha se kjo parullë është një gënjeshtër dhe mashtrim i madh.

Sipas tij, bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës ndodhi kur u hap tuneli i Kalimashit. Analisti ndau qëndrimin se shqiptarët duhet të jenë të përçarë që të jenë të fuqishëm.

“Ambasadori amerikan u ka thënë liderëve të Kosovës, jo mua personalisht, se unë e kam thënë dhe po e përsëris, që të më thotë Amerika mos fli me gruan, unë nuk fle 3 muaj. Unë mendoj që parulla për bashkimin kombëtar është gënjeshtër dhe mashtrim. Sali Berisha do ngelet në historinë e kombit shqiptar për 100 vjet për ndërtimin e Rrugës së Kombit. E vetmja punë e mirë që ka bërë Berisha është Rruga e Kombit, që vetë Nano ka thënë që vetëm një i çmendur mund ta nisë atë rrugë.

Ditën që është hapur tuneli i Kalimashit ka ndodhur bashkimi kombëtar mes Kosovës e Shqipërisë. Ne do të hyjmë në BE si një komb i fuqishëm. Unë lu*ftoj që shqiptarët të jenë sa më të përçarë, pasi aq më të fuqishëm jemi. Konica ka thënë një shqiptar vlen sa 10 amerikanë. Këto janë budallallëqe të politikanëve tanë që nuk kanë program për taksat, vendet e punës, çerdhet, ujë e drita. Këto janë hajvanllëqe të tyre”