Ibrahimi: Nëse e bëni Naser Zyberin kryeministër i keni 12 votat tona, në të kundërtën opozitë!

Nga Zeqirja Ibrahimi
Vetë e shkelën parimin “fituesi me fituesin”, e prishën lojën e zgjedhjeve lokale pikërisht përmes partive maqedonase, e shtrembëruan dhe vodhën vullnetin politik duke e manipuluar krejt procesin zgjedhor në zgjedhjet parlamentare dhe pasi e bënë gjithë këtë, tash shtiren si të pafajshëm e engjëllorë – “ejani të bashkohemi për kauza kombëtare”.

Të kërkosh dhe të presësh që krejt këto do i falim dhe do mashtrohemi me llafologji patriotike, ky është ofendim i inteligjencës.
Rrugët tona janë të ndara.
Nëse e bëni Naser Zyberin kryeministër, i keni edhe 12 votat tona. Por, nëse nuk e bëni Naser Zyberin kryeministër, vendi juaj është në opozitë.