Zeka: Nëse Amerika më thotë mos fli 3 ditë me gruan, unë nuk i futem në krevat as për 3 muaj

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Miliam Zeka u shpreh se nëse i thotë Amerika të mos flejë me gruan, ai nuk do të flejë.

Ai tha se Amerika dhe BE-ja kanë investuar shumë në pavarësinë e Kosovës dhe në garantimin e sigurisë së vendit.

Zeka: Mua po më tha Amerika mos fli me gruan 3 ditë, unë 3 muaj nuk futem në krevatin e gruas. Këtë e bëj për sigurinë e fëmijëve të mi, për sigurinë nacionale, për hir të asaj që garant të sigurisë tonë kemi vetëm Amerikën. Amerika dhe BE-ja kanë investuar shumë në pavarësinë e Kosovës.