Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, iu ka bërë thirrje mësimdhënëse që të ndërpresin grevën dhe të mos ndikohen nga deklaratat e deputetëve.
Sipas tij disa deputetë po manipulojnë publikisht dhe po i “hedhin benzinë zjarrit të Kosovës vetëm për vota”.
Ai iu shpreh se nuk i intereson se edhe sa do të vazhdoj punën kjo Qeveri, por i intereson se kjo Qeveri mos të shkojë me gënjeshtra.
“Në kohën kur Kosova nuk ka qenë kurrë në krizë më të madhe për shkakun e të gjitha partive politike të Kosovës, për shkakun e të gjithë neve edhe si deputet të këtij vendi që nuk kemi aprovuar ligje, nuk e kemi përmbushur arsyetimin pse jemi deputet të parlamentit të Kosovës e mora fjalën duke iu bërë thirrje të gjithë mësuesve, të gjithë punëtorëve të arsimit që të kthehen në vendet e tyre të punës dhe të mos dëgjojnë deputet demagog që rrejnë publikisht, që manipulojnë publikisht, që i hedhin benzinë zjarrit të Kosovës vetëm për do vota të mjera dhe këtë e bëjnë ata deputet të cilët në jetën e tyre kurrë nuk kanë pasur dhe nuk kanë me pas perspektiv”