Gazetari Milaim Zeka ka komentuar draft-statutin për Asociacion, të cilin e ka propozuar kryeministrit Edi Ramës.
Ai ka thënë se Rama nuk është koordinuar me Kurtin për këtë çështje.
Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të qasje së Kurtit.
Duke ironizuar, ai ka thënë se në koordinim me Kurtin nuk është as Zoti.
Në koordinim me zotin Kurti nuk është as zoti, jo më Edi Rama. Ky nuk koordinohet me amerikanë dhe evropianë dhe jo më me Edi Ramën. Ky s’ka koordinim me asnjë njeri as të gjallë e as të vdekur, prandaj e ka fundos Kosovën këtu ku e ka fundos”, ka thënë Zeka për për gazetën Blic.
Sipas tij, propozimi i Ramës është diçka shumë pozitive.
“Prezantimi i një draft-statuti për Kosovën nga Edi Rama unë e kam parë si diçka shumë pozitive dhe s’ka këtu asgjë të keqe. Krejt kjo “yndyra” serbo-file dhe projugosllave kanë ndiku negativisht ndaj mbrojtjes që po ua bën kryeministri i Shqipërisë pjesës tjetër të kombit”, është shprehur Zeka.