Zejdi: Qytetarët nuk ma kanë dhënë votën që të ulem në tavolinë me Apasievin

Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi, në ClickPlus kritikoi ashpër kreun e së “Majtës, Dimitar Apasiev. Zejdi tha se “E Majta” nuk ka asnjë pikë të përbashkët me vlerat e Bashkimit Evropian. Ndër të tjera, shtoi se qytetarët nuk ia kanë dhënë votën që të ulet në tavolinë me Apasievin.

“Asnjëherë nuk ma kanë dhënë mandatin që unë të ulem në një tavolinë me Apasievin, i cili në të gjitha elementet përbërse të programit të tij është anti shqiptar, antiNATO, antiKosovë dhe antiBE. Ai subjet politik nuk ka asnjë pikë të përbashkët me Bashkimin Evropian, apo me vlerat tona kombëtare. Unë jam i bindur se këta votues nuk ma kanë dhënë votën që të ulem në tavolin me të (Apasievin)”, tha Zejdi.