Zejdi për Kastriot Rexhepin: Njerëzit që tradhëtojnë një herë do të vazhdojnë të tradhëtojnë


Deputeti nga radhët e Alternativës, Zejdi, në një deklaratë për media para pak çastesh komentoi edhe mungesën e deputetit nga Lëvizja Besa, Kastriot Rexhepit, sot në seancën parlamentare, përcjell Pa Censurë.

“Unë me Kastriot Rexhepin kam kontaktuar së fundit herë para katër javëve. E kam ditur vendimin e tij dhe subjektit ku ai është pjesë, por që ja sot ndodhi fatkeqësisht që të mos rrëzojmë këtë Qeveri. Njerëzit që tradhëtojnë një herë do të vazhdojnë të tradhëtojnë” tha Zejdi.