Zejdi: Komisioni për sëmundje ngjitëse po e manipulon opinionin

Skender Rexhepi- Zejd, përfaqësues i Alternativës, në një status në rrjetin social fejsbuk ka komentuar shqurtimin e Komisioni për Sëmundje Ngjitëse për vendosjen e orës policore për Festën e Bajramit të jetë 58 orë, është vendim politik e jo shëndetësor.

“Opinioni i gjërë posaçërisht besimtarët musliman duhet ta kuptojnë që kërkesa e Komisioni për Sëmundje Ngjitëse për Festën e Bajramit ora policore të jetë 58 orë, është vendim politik e jo shëndetësor.

Vetëm dy ditë më parë në takimin e fundit te Kryetari i shtetit, liderëve iu dorëzua një dokument nga Komisioni Për Semundje Ngjitëse, në të cilën parashihet fillimi i fushatës zgjedhore nga 1 qershor (një ditë pas mbarimit të gjendjes së jashtëzakonshme dhe vetëm 4 ditë pas Festës së Bajramit) dhe poashtu ky komision parasheh dhe LEJON TUBIMET ZGJEDHORE, por edhe VIZITAT e subjekteve politike nëpër ÇDO SHTËPI me tipin “NGA DERA NË DERË”.

Atëherë, shtrohet pyetja: Çka dreqin do ndryshoj në raport me epideminë brenda 4 DITËVE, edhe atë duke e pasur parasysh që nga 1 qershori ky Komision lejon vizitat politike derë më derë te çdo shtëpi në këtë shtet, ndërsa vetëm 4 ditë më herët i ndalon të njëjtat vizita nëpër shtëpitë e besimtarëve musliman?

Çka është kjo jashta se VENDIM POLITIK, dhe diskriminim i rëndë ndaj besimtarëve musliman edhe ate kur dihet se pikërisht besimtarët musliman plot 30 ditë të muajit të Agjërimit maksimalisht i kanë respektuar të gjitha masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së epidemisë.

Ndërsa, për ta kuptuar se kush qëndron pas këtij vendimi politik, mjafton të shihni se nga cilat subjekte politike janë anëtarët e këtij Komisioni.”, ka shkruar Zejd Rexhepi-Zejd.