Qytetari turk në Maqedoninë e Veriut është i shtypur dhe i diskriminuar dhe nuk gëzon të drejtat të cilat ai i meriton.
Kështu deklaroi mbrëmë sekretari i përgjithshëm i Alternativës Skender Rexhepi-ZEJD gjatë debatit në Televizionin 21.
“Unë po flas nga prizmi i qytetarit. Qytetari turk është i shtypur. Në Gostivar qytetari turk është afër shtëpisë tënde dhe e vuan diskriminimin që është bërë ndaj tij”, tha Zejdi.