Zejd Rexhepi: Nuk pranojmë të mbahet seancë vetëm me një pikë të rendit të ditës, nuk tërhiqemi pa ligjin për shtetësi


Koordinatori i grupit parlamentar i koalicioni Aleanca për Shqiptarët- Alternativa, Zejd Rexhepi ka thënë se propozimi që të mbahet seancë me vetëm një pikë të rendit të ditës për ata është i papranueshëm.
“Qeveria nuk guxon të diskr*iminojë qytetarët me ata që janë të mirë dhe të kapshëm që nesër mund të sigurohen vota nga ato, dhe qytetarët që nuk dëshirojnë tu ndihmojnë me asnjë pako, qoftë me zgjidhjen e çështjes së nënshtetësisë ngase nga ato nuk shohin ndonjë interes zgjedhor nesër.

Prandaj ne po mbetemi këtu me kërkesën tonë, që ta gjejmë një zgjidhje të përbashkët, një zgjidhje të harmonizojmë me propozim ligjin të cilin ata thonin që e kanë, që në esencë në dy*shojmë që e kanë, prandaj le të urdhërojnë t’i harmonizojmë dhe të shohim se sa është numri real i atyre që vuajnë”, tha Zejd Rexhepi.
Ai tha se qeveria nuk guxon që të mos ketë asnjë qytetar pa shtetësi.
“Ne çdo kërkesë për seancë të re ne do ta bll*okojmë, çdo propozim ligj që do të vijë në ato Komisione ne do ta bll*okojmë, amendamentet i kemi gati”, tha më tej Rexhepi.