Zejd Rexhepi ka nënshkruar për mocionin e votëbesimit (FOTO)

Skender Rexhepi- Zejdi është njëri ndër deputetët që ka nënshkruar për mocionin e votëbesimit, iniciativë kjo e nisur nga grupi parlamentar i VMRO-së.
Sot është raportuar se Rexhepi është kundër iniciativës për të shkakruar qeverinë pas dakortësimin që ranë mbrëmë VMRO, Levica, ASh, Besa dhe AA, por i njëjti figuron në listën e nënshkruesve së bashku me deputetët tjerë të koalicionit ASH-AA.

Kreu i VMRO-së, Hristijan Mickovski në paraqitjen e sotme ka thënë se nëse Zaev nuk deponon dorëheqjen, atëherë këto do të inicojnë mocion votëbesimi për qeverinë. Sipas Mickovskit në anën e tyre janë 61 deputet me tendencë që të përkrahen edhe nga deputet tjerë të shumicës parlamentare të deritanishme.